SBASHK paralajmëron grevë nëse nuk ka rritje pagash
Prishtinë, 20 dhjetor - Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), ka paralajmëruar Qeverinë e Kosovës se do të hyjë në grevë në rast se kjo e fundit, deri më 10 janar, nuk reflekton lidhur me ngritjen e pagave për 25% dhe zbatimin e kontratës kolektive.
Rrahman Jashari, kryetar i SBASHK-ut, ka theksuar se e kanë mbështetjen e të gjitha degëve në Kosovë, për të hyrë në grevë të përgjithshme, në rast se qeveria nuk u qaset kërkesave të SBASHK-ut.
Edhe kryetarët e sindikatave të komunave kryesore të Kosovës i kanë dhënë mbështetje të plotë kryesisë së SBASHK-ut, për kërkesat për rritje të 25% të pagave dhe zbatimin e kontratës kolektive.