Save the Children lanson Nën-grantet e financuara nga BE
Prishtinë, 18 gusht - Save the Children organizon sot lansimin e nën-granteve të financuara nga BE për tridhjetë organizata lokale të cilat do implementojnë projekte për ofrimin e shërbimeve sociale për grupet e cënueshme në Kosovë, në përgjigje të Covid-19.
Përmes nën-granteve, të ofruara në kuadër të projektit “Fuqizimi i ofrimit të shërbimeve sociale për grupet më të cënueshme në Kosovë, si përgjigje ndaj Covid-19”, organizatat do ofrojnë shërbime të domosdoshme, të kualitetit të lartë për fëmijët me aftësi të kufizuara, fëmijët dhe të rriturit në nevojë dhe në rrezik të përjashtimit social, si dhe për viktimat e dhunës dhe trafikimit.
Në këtë event do të jetë pjesëmarrës z. Tomáš Szunyog, Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë dhe z. Ilir Kapiti, Zëvendësministër i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.