Sarkozy paralajmëron ndihma për ruajtjen e vendeve të punës
Paris, 19 janar - Presidenti i Francës Nicolas Sarkozy ka vendosur të fillojë dialogun me sindikatat për shkak të rritjes së papunësisë, rënies ekonomike dhe rezultateve të dobëta në sondazhet e tre muajve të kaluar, në prag të zgjedhjeve presidenciale.
Pas një takimi katër orësh të zhvilluar në Paris, Sarkozy premtoi edhe 430 milionë euro për ruajtjen e vendeve të punës.
Këto para do të përdoren për kualifikimin e mëtejshëm të punëmarrësve dhe për punë me orar më të shkurtër.
Shefat e sindikatave të mëdha i kanë mbështetur parimisht këto masa, por janë kundër reformave në prag të zgjedhjeve presidenciale.
Sarkozy ka theksuar disa herë se do të marrë Gjermaninë dhe planin e saj \"Axhenda 2010\" si model për reformat në Francë.