Sanksionet rrezikojnë ekonominë amerikane
Washington, 31 mars - Një zyrtar i lartë amerikan ka paralajmëruar se sanksionet ekonomike rrezikojnë lëndimin e ekonomisë amerikane dhe i largojnë vendet e tjera që mbështeten në dollarin amerikan, si monedhë rezervë në botë.
Përderisa administrata e Obamës në vazhdimësi ka përdorur sanksione për ti ndëshkuar vendet si Iranin, Rusinë, Korenë e Veriut dhe organizata të ndryshme terroriste e që merren me trafikim të drogës, sekretari amerikan i Thesarit, Jack Lew tha se ka limite në efektin e këtyre sanksioneve.
Sankionet nuk duhet të përdoren aq lehtë, tha ai, duke shtuar se ato duhet të përdoren në mënyrë strategjike dhe juridike.
Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për rrezikun e përdorimit të tepërt të sanksioneve, gjë që mund ta dëmtojë pozitën tonë udhëheqëse në ekonominë globale, dhe efektin e vet sanksioneve, ka thënë Lew.