Sanije Ismaili u zgjodh kryetare e sindikates së ESK-së
Prishtinë, 20 maj - Punëtorët e Entit të Statistikës të Kosovës, mbi bazën e deklaratave vullnetare të mbi 90% prej tyre për anëtarësim në Sindikatën e Pavarur të Administratës së Kosovës, sot organizuan Kuvendin Zgjedhor dhe zgjodhën organet e tyre.
Në Kuvend u miratua Statuti dhe Rregullorja e punës së Kuvendit si dhe u zgjodh udhëheqja e Shoqatës Sindikale të ESK.
Kryetare e SHS u zgjodh juristja e dip. Sanije Ismaili, nënkryetar Mr. Haki Kurti, ndërsa sekretar Ismet Namani.
Në Kuvend morën pjesë : kryetari i BSPK-së Haxhi Arifi, kryetari i SPAK-ut Ndue Kalaj dhe Ukë Bashota, veprimtar sindikal.