Samiti i liderëve të G20-s nis punimet në Hangzhou të Kinës
Hangzhou, 4 shtator - Samiti i liderëve të G20-s filloi sot punimet në qytetin Hangzhou të Kinës.
Në seancën e parë të samitit, krerët e shteteve dhe qeverive po diskutojnë mbi rolin e ri të organizatës.
Presidenti kinez i priti të ftuarit personalisht me një ceremoni zyrtare dhe më pas të gjithë liderët u mblodhën përpara objektivave në pozë për fotografinë familjare.
Në këtë fotografi tradicionale, Presidenti Erdogan qëndroi pranë homologut rus, Vladimir Putin dhe atij zot shtëpie, Xi Jinping.
Përpara shkrepjes së fotografisë, Erdogan dhe Putin shfrytëzuan disa minuta për një bisedë të çastit.
Samiti i G20-s, që do të vazhdojë edhe nesër, nisi me fjalën përshëndetëse të Presidentit të Republikës Popullore të Kinës, Xi Jinping.
Ne duhet ta shndërrojmë G20-n në një ekip aksioni dhe jo në një shfaqje bisedimesh. Duhet të gjejmë rrënjët e problemeve ekonomike globale, deklaroi Xi Jinping.
Më pas, të pranishmit kaluan në sesionin me titull Fuqizimi i koordinimit politik dhe një rol i ri për rritjen ekonomike.
Sakaq, në orët e mbrëmjes presidenti kinez do të shtrojë një darkë për nder të liderëve të G20-s.