19 Nëntor 2024

Samiti i G20-s nis me 5 shtator

Shën Petërburg, 3 shtator - Qyteti kulturor i Rusisë, Shën-Petërburg në datat 5-6 shtator do të mirëpresë liderët e 20 vendeve më të zhvilluara të botës.

Në kuadër të punimeve të samitit Presidenti i Federatës së Rusisë, Vladimir Putin do të takohet me liderët pjesëmarrës të botës, në mesin e cilëve bëjnë pjesë edhe takimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama dhe Kryeministrin e Turqisë Rexhep Tajip Erdoan.

Sipas një komunikate me shkrim të lëshuar nga Kremlini lideri rus do të ketë takime dypalëshe me liderët e Turqisë, Kinës, Japonisë, Koresë së Jugut, Italisë, Indisë, Argjentinës, Brazilit, Anglisë, Singaporit dhe Spanjës.

Në takimin mes Putinit dhe Erdoanit do të trajtohen problemet në Lindje të Mesme, ku një vend të veçantë do të zënë zhvillimet në Siri dhe Egjipt si dhe marrëdhëniet dypalëshe.

Të dy liderët dot të vlerësojnë edhe punimet përgatitore që vazhdojnë për mbledhjen e Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë, që planifikohet të mbahet në fund të nëntorit në Moskë dhe që është një nga mekanizmat që funksionon si kabinet i përbashkët qeveritar.

Pritet që në kuadër të Samitit Kryeministri Erdoan të ketë takime dypalëshe me liderët botërorë pjesëmarrës në këtë samit dhe t’u sqarojë tyre politikat e Turqisë për Sirinë.

Në Shën-Petërburg Erdoan pritet të mbërrijë më 4 shtator dhe në 6 shtator do të kalojë në Argjentinë, ku do të shpallet vendimi për vendin që do të fitojë të drejtën e organizimit të Olimpiadave 2020.

Në Shën-Petërburg nuk pritet një takim i mundshëm dypalësh ndërmjet Putinit dhe Presidentit amerikan Obama pas anulimit të samitit Rusi-SHBA, i planifikuar për t’u mbajtur në Moskë në datat 3-4 shtator.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)