Samiti i G20-s, në fokus rritja dhe punësimi
Shën Petërburg, 29 gusht - Nga 5-6 shtator do të zhvillohet në Shën-Petërburg të Rusisë Samiti i 8-të i G20-s.
Në kushtet kur rigjallërimi i ekonomisë botërore është ende i dobët dhe besimi te tregu është goditur rëndë nga kriza e borxheve, ky samit i vendeve të G20-s, GDP-ja e të cilave përbën 90 % të GDP-së së përgjithshme botërore, ka tërhequr vëmendje të gjerë.
Samiti pritet të dalë me iniciativa për nxitjen e zhvillimit të ekonomisë botërore dhe ruajtjen e qëndrueshmërisë financiare.
Njoftohet se tema të këtij samiti do të jenë rritja ekonomike dhe punësimi, ndërsa nëntemat përfshijnë qëndrueshmërinë e financave botërore, hapjen e vendeve të reja të punës dhe investimet, zhvillimin e vazhdueshëm, tregtinë ndërkombëtare etj.
Zv.ministri i Jashtëm i Kinës Li Dongbao u shpreh në një konferencë shtypi të martën se pala kineze shpreson se ky samit do të tregojë frymën e bashkëpunimit të G20-s.
Ai u bëri thirrje vendeve të këtij grupimi të zbatojnë politika makroekonomike të përgjegjshme dhe të forcojnë bashkërendimin e këtyre politikave.