Samiti i BE-së fokusohet te fuqizimi ekonomik dhe punësimi
Bruksel, 15 mars - Udhëheqësit e Bashkimit Europian (BE) u mblodhën të enjten në Bruksel për samitin dy ditor të pranverës, në përpjekje për të gjetur mënyrat për balancimin e rritjes ekonomike dhe masat shtrënguese, teksa kriza e borxheve më në fund është zbutur.
Një draft i konkluzioneve të samitit thotë se stanjacioni i ekonomisë dhe shifra e lartë e të papunëve, tregojnë sa e rëndësishme është që të përshpejtohen hapat për të pasur rritjen ekonomike, si prioritetin kryesor.
\"Vendet e BE-së duhet të vijojnë të marrin masa në favor të konkurrueshmërisë, rritjes ekonomike e krijimit të vendeve të punës, nëpërmjet konsolidimit fiskal\", thuhet në dokument.
Ndërkohë rreth 10 mijë persona u mblodhën para selisë ku zhvillohet samiti për të protestuar ndaj masave shtrënguese dhe për të bërë thirrje për punësimin e të rinjve.
Kryetari i Komisionit Europian Jose Manuel Barroso u shpreh se rimëkëmbja e ekonomisë dhe papunësia e lartë do të jenë temat kryesore gjatë diskutimeve të ardhshme.
Barrosso, tha se Bashkimi Europian dhe vendet anëtare të saj kanë bërë përparime të vazhdueshme për të përballuar krizën në Eurozonë.
\"Nuk i kemi zgjidhur ende problemet më urgjente me të cilat ndeshen popujt tanë,\" tha Barroso. Nën kushtet që ritmet e rritjes ekonomike janë ulur mbi parashikimin, papunësia ka arritur një rekord të ri rritjeje.
Për të dalë nga kjo situatë, Barrosou shtoi se Bashkimi Europian duhet të ndërmarrë reforma strukturore mbi tregun e punësimit, sistemin e sigurimit shoqëror, për të rritur efikasitetin e prodhimit dhe forcën konkurruese.
Ndërkohë ai u bëri thirrje vendeve anëtare të BE-së të zbatojnë sa më shpejt \"Marrëveshjen për fuqizimin e ekonomisë dhe punësimit\".