Samiti i APEC-ut fillon punimet në Japoni
Tokio, 13 nëntor - Kryetarët dhe kryeministrat e 21 vendeve të Forumit të Bashkëpunimit Ekonomik të Azisë dhe Paqësorit, APEC janë mbledhur në Japoni në samitin e sivjetshëm.
Në takimin dyditor që zhvillon punimet në qytetin bregdetar Yokohama, temë qendrore do të jetë kryesisht integrimi i mëtejshëm ekonomik i rajonit.
Në samit marrin pjesë edhe presidenti amerikan, Barack Obama, presidenti kinez, Hu Jintao dhe presidenti i Rusisë, Dmitri Medwedew.