19 Nëntor 2024

Samiti APEC përfundon sot

Bali, 8 tetor - Liderët nga rajoni Azi-Paqësor sot në Bali të Indonezoisë e mbajnë ditën e dytë dhe finale të bisedimeve, që kanë për qëllim nxitjen e ekonomisë.

Presidenti amerikan, Barack Obama, e ka anuluar pjesëmarrjen e tij në samitin vjetor të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), për shkak të krizës lidhur me mbylljen e pjesërishme të qeverisë në Shtetet e Bashkuara.

Por, në vend të tij në samit merrë pjesë sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, i cili u tha liderëve biznesorë në margjina të samitit, se Shtetet e Bashkuara mbesin të përkushtuara për rajonin.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, tha se ripërtritja e ekonomisë globale do të jetë “proces i gjatë dhe i vështirë”.

Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin, ka kërkuar që vendet e APEC-ut të investojnë në projektet kryesore të infrastrukturës në Rusi, duke theksuar se Rusia do të krijoj kushte të domosdoshme për kompanitë e jashtme.

Putin tha se vendimi i Obamës për të mos marrë pjesë në samit ishte i “arsyeshëm”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)