Sami Lushtaku e mban të uzurpuar objektin në qendër të Prishtinës
Prishtinë, 18 mars - Është një lokal në qendër të Prishtinës, në sheshin Nëna Tereze i cili tash e sa vjet mbahet i mbyllur. I veshur me plot reklama muri në xhamat e mëdha të këtij objekti, ai rri shkret , me dyer të mbyllura dhe jashtë funksionit të vet si lokal afarist apo publik shkruan sot gazeta Bota sot
Objekti që shihni në fotografi është ndërtuar shumë vite para luftës dhe qytetarët e vjetër të Prishtinës e mbajnë në mend si dyqan të fabrikës së këpucëve Beko por i privatizuar para lufte nga një familje serbe me mbiemrin Milenkoviq.
Në fakt sipas zëdhënësit të AKP-së Yll Kaloshit ...aseti në fjalë, sipas të dhënave që ka AKP, është i një ndërmarrje me seli në Serbi. Meqë Ndërmarrja nuk ka qenë e regjistruar si person juridik në Kosovë, mandati i AKP-së nuk shtrihet mbi atë Ndërmarrje si Person Juridik.
Mirëpo, mandati i AKP-së shtrihet mbi asetin e asaj ndërmarrje që gjenden në territorin e Kosovës, në rast se ky aset pas përcaktimit të statusit pronësor rezulton të jetë në pronësi shoqërore, thotë Kaloshi. Ai ndër të tjera thotë se Agjencia është në proces të përcaktimit të statusit të këtij aseti, dhe do të ndërmarr veprimet e nevojshme në ushtrimin e mandatit të saj sipas ligjit të saj, sapo të dihet saktë statusi i këtij aseti.
Një vështirësi e veçantë e cila paraqitet gjatë përcaktimit të statusit të këtij aseti në mbledhjen e dokumentacionit të nevojshëm, andaj të gjitha këto rezultojnë në një proces të zgjatur të përcaktimit të statusit. Është e një rëndësie primare që të dihet saktësisht pronari i vërtet i asetit, në mënyrë që të ushtrohet autoriteti administrativ i AKP-së sipas ligjit, thotë Kaloshi.
Por para se ky aset objekt të marrë formën e prerë të privatizimit dhe të përcaktimit të pronësisë, ka qenë Sami Lushtaku një ish-komandant nga rajoni i Drenicës, aktualisht kryetar i Komunës së Skenderajt dhe i Degës së PDK-së në Skenderaj i cili ia ka vënë syrin këtij lokali.
Ai në stilin e uzurpimeve të pasluftës UÇK Mos e prek! Lushtaku përveç se ka penguar procesin e privatizimit të këtij lokali, ai ka penguar gjyqtarin e Gjykatës Komunale të Prishtinës Sami Gerdovcin që të ekzekutojë vendimin e kësaj gjykate për përcaktim të pronësisë së këtij objekti.
Sami Lushtaku madje ka kapur për fyti gjyqtarin Gërdovci në ndërkohë që për këtë veprim të tij, pra të pengimit të personit zyrtar në kryerje të detyrës, ish-komandanti i Drenicës e kryetari aktual i Skenderajt Sami Lushtaku është dënuar me burg në kohëzgjatje prej 6 muajsh, shkruan sot gazeta Bota sot