12 Maj 2024

Samaras kërkon zgjatje të programit fiskal deri në 2016

Athinë, 16 shtator - Kryeministri grek Antonis Samaras kërkon sërish zgjatje të programit të rregullimit fiskal deri në vitin 2016.

Në një intervistë për “Washington Post”, Samaras u shpreh qartë: \"Flasim për zgjerim deri në vitin 2016. Nëse nuk ka dritë në fund të tunelit, atëherë unë jam shumë i shqetësuar.\"

\"Ne duhet të sigurojmë qëndrimin tonë në eurozonë”, tha kryeministri grek dhe shtoi se \"udhëheqësit evropianë janë tani duke kuptuar se kjo është mirë jo vetëm për Greqinë, por edhe për Evropën, sepse pasojat e daljes se Greqisë nga euro, janë të panjohura\".

“Do të përmbushim detyrimet dhe do të arrijmë qëllimet tona”, siguroi Samaras me shpresë, se kësti i ardhshëm i ndihmës do t’i jepet Greqisë në tetor. 

Ndërkaq në një intervistë për TV Deutsche Welle, ministri gjerman i financave, Wolfgang Schäuble, e bën të qartë se qeveria greke duhet të përmbushë angazhimet për të cilat është rënë dakord dhe thekson se Greqia duhet të mbetet në euro. 

\"Ne e duam Greqinë në Eurozonë, por Athina duhet të respektojë angazhimet e saj\", tha ministri gjerman.

\"Nëse Greqia plotëson kushtet e programit të dytë të mbështetjes, edhe ne do të vazhdojmë angazhimet tona, por ndihma duhet të na çojë në drejtimin e duhur dhe ajo duhet të ketë një fund\", saktësoi ai. 

Ndër të tjera Schauble tha në intervistë se “nëse euro nuk mbetet konstante, gjermanët kanë për të humbur më shumë se grekët\".

Pyetjes “A është e mundur dalja e Greqisë nga euro?”, Schäuble iu përgjigj: \"Nuk do të ishte produktive, nëse ministri gjerman i financave përfshihet në spekulime të tilla. Ne presim raportin e Trojkës\", theksoi ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)