Samaras: Greqia nuk ka nevojë për një plan të tretë ndihme
Athinë, 10 shkurt - Kryeministri grek Adonis Samaras ka garantuar se vendi i tij nuk ka nevojë për një plan të ri shpëtimi, gjatë një interviste të dhënë për tabloidin gjerman Bild.
Ne nuk kemi nevojë për një plan ndihme të tretë, ne do ti arrijmë objektivat tona me planin aktual të ndihmës, ka pohuar kryeministri grek.
Greqia ishte vendi i parë evropian që hyri në asistencë financiare që në vitin 2010 nga treshja BE-BQE-FMN të cilat krijuar dy programe huadhënieje me një shumë totale prej 240 miliardë eurosh për të shmangur falimentimin e saj.
Kjo gjë u dha në këmbim të masave drastike që peshojnë shumë mbi popullsinë.
Ndërkaq qeveria greke përball një elektorati shumë të madh, përsërit se nuk ka nevojë për një ndihmë tjetër. Athina nuk ka pranuar të kryejë memorandume për një ndihmë tjetër financiare por i kujton Gjermanisë angazhimet që ka marrë bashkë me partnerët e tjerë evropianë në vitin 2012.
Ka një marrëveshje me BE-në që parashikon në rast se ne arrijmë objektivat tona, mes të cilave është edhe arritja e një teprice buxhetore, ne do të marrim një zbutje të borxhit, për shembull në trajtën kohore duke marrë një afat më të gjatë për maturimin dhe norma interesi më të vogël, ka thënë Samaras në intervistën e dhënë për Bild-in.