Samaras: Greqia do ta kapërcejë shumë shpejt krizën
Lisbonë, 19 qershor - Nevojës së reduktimit të taksave për ripërtëritjen e kompetivitetit iu referua kryeministri grek, Antonis Samaras në konferencën e Partive Popullore Evropiane me temë Sfidat për BE-në në periudhën 2014-19 që u zhvillua në Portugali.
Greqia së shpejti do ta ketë kaluar krizën, ashtu siç u bë në Portugali dhe në Irlandë, tha kryeministri Samaras në një konferencë të Partive Popullore Evropiane zhvilluar në Portugali.
Ishte e vështirë, ishte e dhimbshme, por është shënuar progres i pabesueshëm dhe me siguri do tia dalim. Dhe madje, gjykatësi më objektiv i çdo vendi, tregjet ndërkombëtare, po çertifikojnë faktikisht se nga e filluam dhe ku ndodhemi sot. Nga pasiguria dhe destabiliteti në stabilitet dhe në zhvillim, theksoi ai.
Samaras vuri në dukje se bashkimi monetar i Europës kishte gabime konstruktive, që do të korrigjohen me bashkimin bankar dhe atë fiskal. Tani, këto ndërmarrje gjenden shumë afër konkretizimit, megjithëse ende kemi shumë për të bërë.
Kryeministri grek i mëshoi veçanërisht nevojës së mbështetjes së kompetivitetit duke nënvizuar se për ta arritur këtë, nuk mjafton të përqëndrohemi vetëm tek kostoja e punës.
Është e vërtetë sigurisht se duhet ta mbajmë koston e punës në raport të drejtë me produktivitetin. Por kjo do të thotë të përshpejtojmë në mënyrë të vazhdueshme rritjen e produktivitetit, jo vetëm të frenojmë përgjithmonë pagat, tha Samaras.