Sakip Imeri merr detyrën e drejtorit te ATK-së
Prishtinë, 22 janar - Kryeministri i Republikës se Kosovës ka nxjerr Vendimin Nr. 003/2016 mbi emërimin e Sakip Imeri në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës.
Në Administratën Tatimore të Kosovës sot u mbajt ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës së drejtorit të përgjithshëm, nga Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm Nahit Sharku tek Drejtori i sapoemëruar Sakip Imeri.
Ky pranim dorëzim është bërë në prani të Ministrit të Financave Avdullah Hoti, si dhe zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Financave dhe atyre të Administratës Tatimore të Kosovës.