19 Nëntor 2024

Safet Gërxhaliu rizgjidhet kryetar i OEK-ut

Prishtinë, 20 dhjetor - Kuvendi i Odës Ekonomike të Kosoves (OEK) ka rizgjedhur sot kryetar Safet Gërxhaliun edhe për një mandat katër vjeçar.
Në arsyetimin e Komisionit Zgjedhor për propozimin për kryetarin e Odes është thënë se konform procedurave te parapara me ligj dhe Statutin e OEK-ut kandidat i vetëm për këtë funksion është Safet Gërxhaliu i cili me sukses ka udhëhequr asociacionin me te madhe t komunitetit te biznesit.

Kuvendi me te gjitha votat e 65 anëtarëve te pranishëm, nga 71 sa ka, rizgjodhi Gërxhaliun edhe për një mandat katërvjeçar ne krye te OEK-ut.

Duke propozuar kryesues te Kuvendit, Xhevat Jusufin dhe nënkryetar Muhamet Ymerin dhe Arif Elshanin, kryesues te Këshillit Mbikëqyrës Milazim Zeqiraj dhe Berat Rukiqin, këshilltar Strategjik, Gerxhaliu theksoi se nuk ka arsye për vetëkënaqësi, me atë qe kemi bere deri me tani pasi qe jemi te vetëdijshëm për trendet dhe indikatoret ekonomik ne Kosove .

“Mendojmë se vetëm zhvillimi ekonomik dhe kontributi i OEK-ut ne zhvillim ekonomik do te jete kontributi me i merituar qe mund t’ia  japim Kosovës dhe popullit te saj. Ti ofrojmë partneritet me institucionet vendore dhe ndërkombëtare,  por ky partneritet duhet te zhvillohet edhe jashtë kufijve te Kosovës, te ndërtohen ura te cilat do te hapin perspektiv për komunitetin e biznesit vendor”, tha kryetari i OEK-ut .

Gerxhaliu tha se Kuvendi ka nje përbërje edhe ne shtrirje regjionale edhe sektoriale prandaj shprehu besimin qe interesat e komunitetit te biznesit do te jene te mbrojtura dhe te prezantuara ne mënyrë te denje nga te gjithë.

Kuvendi zgjodhi edhe Këshillin Drejtues ne te cilin janë përfaqësuesit e kompanive me te mëdha vendore, anëtare te OEK-ut

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)