16 Nëntor 2024

Ruud Vermeulen shpreh përkrahjen e mëtutjeshme të FMN-së

Prishtinë, 21 gusht - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti të premten në takim shefin e ri të misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në Kosovë, Ruud Vermeulen.

Gjatë këtij takimi njoftues, kryeministri Mustafa, e informoi për progresin që po arrihet në Kosovë dhe zhvillimet e përgjithshme ekonomike, veçanërisht ato që lidhen me zhvillimet në aspektin e politikave financiare dhe fiskale.

Kryeministri Isa Mustafa e njoftoi Vermeulen për kornizën aktuale të Buxhetit të Kosovës, orientimet kryesore dhe për mundësitë e zhvillimit, sidomos në sektorin privat të ekonomisë.

Kryeministri Mustafa me këtë rast vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit me FMN-në, sidomos në kuadër të marrëveshjes së Qeverisë për hyrje në Program me FMN-në, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për respektimin e këtij programi si parakusht për ruajtjen e stabilitetit makro-fiskal.

Shefi i ri i misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në Kosovë, Ruud Vermeulen, vlerësoi të arriturat e deritashme, duke shprehur përkrahjen e mëtutjeshme të FMN-së.

 

  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)