Rusisia i jep Ukrainës 15 miliardë dollarë
Moskë, 19 dhjetor - Presidenti i Rusisë i ofroi Ukrainës 15 miliardë dollarë hua dhe një zbritje të madhe të çmimit të gazit natyror.
Në Ukrainë vazhdojnë protestat që kanë filluar prej ditësh kundër qeverisë. Mbështetësit e pozitës u mblodhën në Parkun Marinsky që gjendet brenda parlamentit në kryeqytetin Kiev.
Ndërkohë që vazhdojnë tubimet e të dyja palëve, Kryetarit Viktor Janukoviç, i ka ardhur një mbështetje mjaft e konsiderueshme. Presidenti i Rusisë i ofroi Ukrainës 15 miliardë dollarë hua dhe një zbritje të madhe të çmimit të gazit natyror.
Ukraina e cila kërkon rrugët për të shpëtuar nga kriza ekonomike, ka marrë një mbështetje të madhe nga Rusia. Presidenti i Ukrainës, u takua në Moskë me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Një nga temat më kryesore të takimit ishte energjia. Të dyja palët nënshkruan një dokument shtesë të marrëveshjes së nënshkruar në vitin 2009 ndërmjet kompanisë Ruse Gazprom dhe kompanisë Ukrainase Naftogaz.
Me anë të këtij dokumenti, çmimi i një metri kub të gaz natyror prej 400 dollarëve, u ul në 268 dollarë. Krahas uljes së çmimit Presidenti Putin deklaroi se do ti japin Ukrainës një ndihmë prej 15 miliardë dollarësh.
Ministri i energjetikës së Ukrainës, deklaroi se ulja e çmimit do të fillojë në janar.
Ndërkaq protestat në Ukrainë nuk kanë reshtur pas ngritjes së Janukoviçit nga tryeza e marrëveshjes së tregtisë me BE-në. Opozita fajëson presidentin Janukoviç se e ka dorëzuar sovranitetin e vendit në duart e Rusisë dhe përgatiten për një protestë edhe më të madhe që Janukoviç të heq dorë nga Moska.