17 Nëntor 2024

Rusia ulë parashikimin për rritjen ekonomike për vitin 2015

Moskë, 2 dhjetor - Rusia e ka ulur në mënyrë drastike parashikimin e saj për rritjen ekonomike për vitin 2015.

Teksa rritja ekonomike për vitin e ardhshëm ishte paraparë të jetë 1.2 për qind, kjo rritje pas rishikimit të situatës është tkurrur dhe pritet të jetë vetëm 0.8 për qind.

Njoftimin për rishikimin ekonomik e ka bërë me dije zëvendësministri rus i ekonomisë, Aleksei Vedev.

Ai ka njoftuar gjithashtu se çmimi mesatar i naftës në vitin 2015 do të jetë 80 dollarë për fuçi derisa ishte paraparë të jetë 100 dollarë për fuçi.

Nafta dhe gazi natyror janë burimi kryesor i të ardhurave për shtetin rus.

Çmimi i naftës ka rënë që nga vera e kaluar, ashtu siç ka rënë edhe vlera e monedhës ruse rubla për 40 për qind.

Ekonomia ruse po bartë pasojat si rezultat i sanksioneve të vendosura nga SHBA-ja dhe BE-ja pas aneksimit të paligjshëm të Krimesë nga ana e Rusisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)