27 Prill 2025

Rusia ulë parashikimet e rritjes ekonomike për vitin 2013

Moskë, 12 prill - Qeveria ruse njoftoi të enjten se kishte ulur parashikimet e rritjes ekonomike për vitin 2013 në 2,4 për qind kundrejt 3,6 për qind më parë, bënë të ditur burime zyrtare vendase.

Rritja e Produktit të Brendshëm Bruto (GDP) ka arritur në 3,4 për qind në vitin 2012.

\"Rritja e GDP-së do të jetë në 2,4 për qind, ndërsa inflacioni në 5,8 për qind\", theksuan burimet zyrtare ruse.

Sipas burimeve zyrtare ruse, qeveria ka ulur gjithashtu parashikimet për investimet në 4,6 për qind për vitin 2013, kundrejt 6,5 për qind një vit më parë.

Aktiviteti ekonomik i vendit ka pësuar një ngadalësim të dukshëm kohët e fundit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)