Rusia synon rritje ekonomike në 2016
Moskë, 2 shkurt - Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev, gjatë ditës së sotme pritet ta mbaj një takim me lidhje me planin anti-krizë që synon rritjen ekonomike gjatë vitit 2016.
Të pranishëm në takim do të jetë edhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Alexei Ulyukayev, zëvendëskryeministri i parë, Igor Shuvalov, të gjithë zëvendëskryeministrat e tjerë, ndihmësi i presidentit, Andrei Belousov dhe udhëheqsja e Bankës Qendrore të Rusisë, Elvira Nabiullina.
Medvedev tha se qeveria do ta mbështes strategjinë për rritjen ekononmike, që planifikohet të bëhet përmes zhvillimit të importeve të ndryshme.
Plani kundër krizës i miratuar vitin e kaluar nga Rusia ka kushtuar 30.1 miliardë dollarë.
Ministri Alexei Ulyukayev, ka thënë se plani për këtë vit do të kushtojë shumë më pak, dhe atë vetëm 9.6 milionë dollarë, duke përfshirë 2.5 miliardë dollarë që vijnë nga rezervat e fondit të krizës.
Ndryshe nga herat e kaluara, plani anti-krizë i këtij viti, nuk do ti jap mbështetje të madhe sistemit bankar, por do të jetë i fokusuar në ndihmë bizneseve të vogla dhe të mesme.