Rusia shpenzoi 480 milionë dollarë për operacionet në Siri
Moskë, 19 mars - Presidenti Vladimir Putin u shpreh të enjten se veprimet ushtarake të Rusisë në Siri, që zgjatën mbi 5 muaj kushtuan 33 miliardë rubla ose rreth 480 milionë dollarë.
Kreu i shtetit rus Putin theksoi se pas tërheqjes së trupave nga Siria, Rusia do të vazhdojë ta përkrahë qeverinë siriane, në luftën kundër organizatave terroriste të përcaktuara nga OKB-ja si \"Shteti Islamik\", \"Fronti Al-Nusra \" etj. duke i ofruar ndihmë financiare, teknike e ushtarake.