14 Nëntor 2024

Rusia regjistron deficit buxhetor

Moskë, 15 qershor - Sipas deklaratës nga Ministria e Financave e Rusisë, më datë 1 qershor është regjistruar deficit buxhetor prej 1,48 trilion rublash, të ardhurat buxhetore janë 4,64 trilionë rubla, kurse shpenzimet buxhetore kanë arritur në nivelin 6,1 trilionë rubla.

Në deklaratën e bërë në fillim të javës, u njoftua se bilanci pozitiv i tregut në vend për periudhën janar-prill është zvogëluar 48 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, konkretisht ka pësuar regres në 33,2 miliardë dollarë.

Rusia po përballet me krizë ekonomike për shkak të rënies së çmimeve të naftës, ndërkohë që vitin e kaluar Prodhimi i Brendshëm Bruto i saj ishte zvogëluar për 3,7 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)