Rusia pranon vartësinë ekonomike ndaj Turqisë
Moskë, 30 dhjetor - Ministri rus i Zhvillimit Ekonomik, Alexey Ulyukaev, pranoi sot se ekonomia e vendit të tij është e varur nga Turqia në disa fusha.
Alexey Ulyukaev deklaroi në një intervistë për televizionin Rossiya 24 se embargoja e tyre ndaj Turqisë ka efekte negative edhe mbi vetë ekonominë ruse.
Si shembull për këtë mund të paraqesim disa sektorë, në veçanti industrinë e turizmit dhe sektorin e fruta-perimeve, ku duken qartë ndikimet negative të sanksioneve, theksoi ai.
Ulyukaev tërhoqi vëmendjen se Turqia zë një vend shumë të rëndësishëm në importet ruse dhe shtoi se do të merren masat e nevojshme për zgjidhjen e problemit.
Kurse ministri rus i Energjetikës, Alexander Novak, bëri me dije se furnizimin e Turqisë me gaz natyror do ta vazhdojnë pa ndërprerje edhe në të ardhmen.
Novak, i cili u prononcua për të njëjtin kanal televiziv si dhe Ulyukaev, nënvizoi se janë gati të rrisin sasinë e gazit, që dërgohet në Turqi, në rast se paraqitet një kërkesë e tillë.
Rusia është e pasur me gaz natyror. Për më tepër, ky gaz është edhe mjaft i lirë. Jemi të gatshëm që të garantojmë furnizimin e Turqisë me gaz dhe të rrisim sasinë e gazit të livruar drejt këtij vendi, tha ministri rus i Energjetikës.