Rusia po hyn në një krizë të plotë ekonomike
Moskë, 23 dhjetor - Ish-ministri rus i Financave Aleksei Kudrin ka thënë se Rusia po hyn në një krizë të plotë ekonomike.
Kudrin në një konferencë për shtyp të mbajtur në Moskë pasi ka vënë në dukje rënien deri në 2-4 për qind gjatë vitit 2015 të prodhimit të brendshëm bruto të Rusisë ka parashikuar një rritje të inflacionit me dy shifra, përkatësisht 12 - 15 % në vitin e ardhshëm.
Kudrin, ka thënë se rënia e rritjes ekonomike do të jetë deri në 2 % nëse çmimi i naftës në të ardhmen do të jetë rreth 80 dollarë, dhe 4 % në rast se nafta do të jetë 60 dollarë.
Ish-ministri rus i Financave ka deklaruar se ekonomia ruse ka probleme të shkaktuara nga sanksionet dhe trendi i keq në çmimet e naftës. Kudrin argumentoi se Rusia do të reduktojë importet deri në 40 % në vitin 2015.