Rusia planifikon të krijojë një sistem të ri për kartat e kreditit
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin i kritikoi vendet perëndimore për shkak të kufizimeve që kanë vendosur ndaj përdorimit të kartave të kreditit visa dhe mastercard dhe i paralajmëroi ato se do të humbasin treg.
Bëhet e ditur se në Rusi përdoren 200 milion karta krediti dhe 95% e tyre varen nga sistemet e huaja të pagimit.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shkak të mbështetjes që Rusia i dha aneksimit të Krimesë, bankën ruse Rossiya e përfshiu në listën e sanksioneve ekonomike.
Visa dhe Mastercard kishin ndërprerë pagesat ndaj klientëve të kësaj banke dhe depozituesve të bankave ruse me ortakë emrat që bëjnë pjesë në listën e sanksioneve.
Pavarësisht anulimit të sanksioneve për bankat e tjera përveç asaj Rossiya, Moska shtypi butonin për të ndryshuar sistemin e kartave të kreditit në Rusi.
Putini deklaroi se do të krijojnë një sistem pagese kombëtar të ngjashëm me atë të Japonisë ose Kinës.
Kur sistemi i ndërtuar nga Japonia filloi të punojë si një sistem kombëtar, më pas u përhap në 200 vende të botës, - u shpreh Putin, ndërsa shtoi: përse të mos e krijojmë edhe ne një sistem të tillë.
Banka Qendrore po punon me qeverinë për një sistem të tillë, sqaroi Presidenti i Federatës së Rusisë, Vladimir Putin.
Sistemet perëndimore të pagesave do të humbasin një treg fitimprurës si ai i Rusisë, e paralajmëroi Putin Perëndimin.
Në tre muajt e parë të vitit Rusia humbi një kapital prej 70 miliardë dollarësh.
Ekonomia e këtij vendi pritet që këtë vit të tkurret me 1.8%.