Rusia në recesion ekonomik në vitin 2015
Moskë, 3 dhjetor - Rusia parashikon të bjerë në recesion vitin e ardhshëm.
Ministria e zhvillimit ekonomik të Moskës tha se ekonomia ruse pritet të tkurret me zero presje 8 përqind në vitin 2015 nga 1.2 përqind që pritet të ishte rritje ekonomike.
Fatet e ekonomisë ruse janë goditur nga rënia e të ardhurave nga eksporti i naftës dhe sanksionet e Perëndimit të lidhura me ndërhyrjen e Rusisë në Ukrainë.
Sanksionet po dëmtojnë bankat ruse dhe investimet në vend po bien, ndërsa vlera e rubles përkundrejt dollarit ka rënë më shumë se 40 përqind këtë vit.
Ekonomia e Rusisë është goditur veçanërisht nga çmimi i naftës në tregjet botërore që ka rënë me një të tretën që nga qershori.
Me rënien e vlerës së rubles, inflacioni është rritur dhe mund të arrijë 9 përqind në javët në vazhdim. Ministria e ekonomisë llogarit se të ardhurat e rusëve do të ulen me 2.8 përqind vitin e ardhshëm.