18 Nëntor 2024

Rusia ndan 1.8 miliard dollar buxhet për gadishullin e Krimesë

Moskë, 12 maj - Qeveria e Rusisë ka ndarë një buxhet në vlerë prej 1.8 miliardë dollarë për Republikën Autonome të Krimesë.

Burimet qeveritare të Rusisë, njoftojn se ky buxhet është aprovuar në mbledhjen e ditës së diele të qeverisë së Rusisë. Ky buxhet do të mbulojë një pjesë të madhe të nevojave të gadishullit të Krimesë.

Vlen të theksohet se pjesa më e madhe e të ardhurave të Krimesë vijnë nga nxjerrja e naftës dhe gazit si dhe nga industria e turizmit.

Presidenti rus Vladimir Putin ditën e premte zhvilloi një vizitë në Krime dhe mori pjesë në manifestimet me rastin e 69 vjetorin e fitores së këtij rajonin në Luftën e Dytë Botërore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)