15 Nëntor 2024

Rusia ndalon fondacionet e bamirësisë së George Soros

Moskë, 1 dhjetor - Autoritetet në Rusi kanë ndaluar fondacionet e themeluara nga miliarderi dhe filantropi George Soros, duke thënë se ai përbën një kërcënim për sigurinë shtetërore dhe kushtetutën ruse.

Në një njoftim për shtyp të lëshuar të hënën nga Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë thuhet: “Dy degët e rrjetit të bamirësisë Soros - Fondacionet për Shoqëri të Hapur dhe Fondacioni i Ndihmës së Institutit Shoqëri e Hapur - do të vendosen në “listën e zezë” e organizatave joqeveritare të huaja, pasi aktivitetet e tyre janë konsideruar si të \"padëshirueshme\" nga shteti rus”.

“Rezulton se aktivitet e këtyre fondacioneve paraqesin një kërcënim për themelet e sistemit kushtetues të Federatës ruse, si dhe për sigurinë e shtetit”, thuhet në deklaratë.

Gjatë vitit, Soros i ka kërkuar Perëndimit që të rrisë ndihmën ndaj Ukrainës, duke theksuar se duhet si një mburojë kundër një Rusie gjithnjë e më agresive.

Drejtues të fondacioneve kanë thënë se janë të “tronditur” nga vendimi i Rusisë. “Në kundërshtim me pretendimet e Prokurorisë ruse, Fondacionet për Shoqëri të Hapur kanë për më shumë se një çerek shekulli që ndihmojnë për të forcuar sundimin e ligjit në këtë vend. Gjithashtu edhe për të mbrojtur të drejtat e të gjithëve”, thuhet në një deklaratë të fondacionit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)