Rusia mund të bëhet rimorkiator i ekonomisë botërore
Moskë, 21 qershor - Rusia në të ardhmen mund të bëhet rimorkiator i ekonomisë botërore. Një opinion të tillë shprehu në një intervistë me Agjencinë RIA Novosti pjesëmarrësi i Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut (SPIEF), Drejtor Ekzekutiv i Bankës japoneze Mizuho Corporate Bank Atsushi Narikava.
Sipas fjalëve të tij, Rusia po bëhet gjithnjë e më atraktive për kompanitë japoneze jo vetëm si një vend me burime shumë të pasura natyrore, por edhe si treg konsumi në rritje intensive.
Forumi, i cili do të hapet sot, demonstron dinamizmin e politikës dhe ekonomisë ruse dhe mundëson zgjidhjen e problemeve të rëndësishme me pjesëmarrësit e nivelit më të lartë, tha Atsushi Narikava.