Rusia me rritje ekonomike prej 1,2 për qind
Moske,ë 14 nëntor - Rusia ka regjistruar një rritje ekonomike prej 1,2 për qind gjatë tremujorit të tretë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas statistikave zyrtare të publikuara të martën.
Këto vlerësime të para të institutit rus të statistikave ''Rosstat'' korrespondojnë me ato të publikuara në fundtetorin e kaluar nga qeveria dhe konfirmon ngadalësimin e lehtë të ekonomisë ruse këtë vit.
Prodhimi i Brendshëm Bruto i vendit është rritur 1,6 për qind gjatë tremujorit të parë dhe 1,2 për qind gjatë të dytit, performanca shumë më të dobëta se në të njëjtat periudha gjatë vitit 2012 (me 3,4 për qind) dhe në vitin 2011 (me 4,3 për qind).