28 Prill 2025

Rusia kalon ligjin për llogaritë e huaja bankare

Moskë, 25 prill - Duma e Rusisë ka kaluar në leximin e tretë dhe final ligjin, i cili ndalon zyrtarët qeveritarë të kenë llogari në bankat e huaja apo të zotërojnë aksione në kompanitë e huaja.

Ai nuk do të ndalojë zyrtarët që të kenë pasuri të patundshme në shtetet e huaja, por do të kërkojë nga ata që t’i deklarojnë ato prona dhe të ofrojnë informacione për burimin e parave, me të cilat i kanë blerë.

Masa anti-korrupsion duhet të kalojë në Këshillin e Federatës dhe të nësnhkruhet nga presidenti Vladimir Putin.

Ajo vjen pas disa skandaleve, në të cilat zyrtarët kanë dhënë dorëheqje për shkak të mosdeklarimit të aseteve të huaja.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)