11 Maj 2024

Rusia i ka falur Koresë së Veriut borxhin 11 miliardë dollarë

Moskë, 18 shtator - Ministria ruse e Financave ka konfirmuar lajmin që qarkullon në media mbi marrëveshjen e borxhit me Korenë e Veriut.

Sipas marrëveshjes në fjalë Rusia i ka fshirë Koresë së Veriut 90% të borxheve të mbetura nga periudha e ish-Bashkimit Sovjetik.

Vlera e borxheve të fshira është plot 11 miliardë dollarë.

Nga barra e borxheve në fjalë kanë mbetur vetëm 1 miliardë dollarë, shumë të cilën Moska me Phenianin do ta përdorin për realizimin e projekteve në fushat e energjisë, shëndetësisë dhe arsimit.

Agjencia koreanoveriore e lajmeve njoftoi se marrëveshja do të sjellë me vete edhe kushtet që do të forcojnë bashkëpunimin ekonomik ndërmjet dy vendeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)