19 Nëntor 2024

Rusia i jep Ukrainës këstin e parë prej 3 miliardë dollarësh

Kiev, 25 dhjetor - Rusia ka transferuar pjesën e parë prej 3 miliardë dollarësh të paketës financiare në ndihmë të Ukrainës, në kuadër të planit për të ndihmuar ekonominë e vendit fqinjë dhe për të parandaluar integrimin e Kievit në Bashkimin Evropian.

Kryeministri rus Dmitry Medvedev u takua me homologun e tij ukrainas, Mykola Azarov sot në Moskë dhe tha se Rusia kishte blerë grupin e parë të letrave me vlerë nga Banka Qendrore e Ukrainës.

Sipas kushteve të paketën së ndihmës, nënshkruar javën e kaluar, Rusia ka premtuar të ulë çmimin e eksporteve të gazit natyror në Ukrainë me një të tretën dhe t’i japë 15 miliardë dollarë hua vendit.

Përkrahësit e integrimit evropian të Ukrainës, po protestojnë prej disa javësh ndaj vendimit që qeverisë për të forcuar marrëdhëniet me Moskën. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)