Rusia i jep kred prej 2,5 miliardë euro Qipro greke
Nicosia, 14 nëntor - Rusia nënshkroi kredinë 2,5 miliardë euro që planifikonte t'ia jepte pjesës greke të Qipros.
Sipas lajmit të gazetës greko-qipriote Haravagi, Ministri i Financave të udhëheqjes greke të Qipros, Kikis Kazamias, është shprehur se palët nënshkruan para disa ditësh marrëveshjen në fjalë.
Kazamia, tha se deri në fund të muajit dhjetor mund të jepet 1/4 e kredisë, kurse në janar do të jetë plotësuar dhënia e gjysmës së kredisë ndërkohë që e gjithë shuma do të dorëzohet deri në muajin mars.
Nga ana tjetër, këshilli i ministrave greko-qipriotë, ka aprovuar në buxhetin e vitit 2012 prerjen e pagesave të ndara për ndihmat sociale.
Kufizime janë sjellë edhe për ndihmat që udhëheqja e palës greke u jep greko-qipriotëve që jetojnë në Republikën Turke të Qipros së Veriut dhe që merren me bujqësi dhe blegtori.