16 Janar 2025

Rusia i fal borxhin prej 30 miliardë dollarë Kubës

Moskë, 22 shkurt - Rusia është pajtuar që të anulojë një pjesë të borxhit miliarda dollarësh të Kubës, i cili daton nga epoka sovjetike.

Marrëveshja është arritur gjatë qëndrimit të kryeministrit rus, Dmitry Medvedev, në Havana, ku ka takuar presidentin Raul Catro.

Agjencia e lajmeve Reuters citon ministrin e Industrisë dhe të Tregtisë së Rusisë, Denis Manturov, të ketë thënë se Moska do të anulojë pjesë të borxhit 30 miliardë dollarësh dhe do të ofrojë një plan 10-vjeçar për rifinancimin e pjesës së mbetur.

Rusia dhe Kuba kanë gëzuar marrëdhënie të ngushta gjatë Luftës së Ftohtë, por lidhjet e tyre tregtare kanë rënë që nga shpërbërja sovjetike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)