Rusia hyn në 5-shen e liderëve botërorë për nga PBB
Moskë, 16 korrik - Rusia u pozicionua në vendin e pestë në renditjen e ekonomive më të mëdha botërore të Bankës Botërore.
Sipas të dhënave të Bankës, PBB-ja e Rusisë në vitin 2012 ishte 3.38 trilionë dollarë.
Vendin e parë në renditje e zuri SHBA-ja (15.684 trilionë dollarë) e ndjekur nga Kina (12.674 trilionë dollarë).
Dy vende aziatike, India dhe Japonia, u pozicionuan në vendin e tretë dhe të katërt (respektivisht me 4.793 dhe 4.49 trilionë dollarë).
Në përputhje me statistikat zyrtare të vendeve, Rusia renditet vetëm në vendin e tetë, duke u pozicionuar pas Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Francës dhe Brazilit, por duke anashkaluar Indinë.
Vlerësimi i Bankës Botërore pasqyron vëllimin e ekonomive të vendeve të ndryshme duke marrë parasysh fuqinë reale blerëse të valutave.