Rusia humb 100 miliardë dollarë në vit shkaku i sanksioneve
Moskë, 25 nëntor - Ministri rus i financave thotë se Rusia po humb mbi 100 miliardë dollarë në vit, për shkak të sanksioneve të Perëndimit dhe rënies së çmimit të naftës.
Anton Siluanov tha sot në një forum për ekonominë në Moskë se
Russia mund të humbë rreth 40 miliardë dollarë në vit për shkak të sankioneve të vendosura nga Perëndimi.
SHBA dhe BE kanë vendosur disa raunde sanksionesh ndaj Rusisë, për rolin e saj në konfliktin në Ukrainë.
Russia mohon përfshirjen në luftimet në Ukrainën Lindore, ku forcat pro-ruse përfshihen vazhdimisht në luftime me trupat qeveritare ukrainase, megjithë një marrëveshje armëpushimi.
Ministri rus po ashtu tha se Russia mund të humbë deri në 100 miliardë dollarë në vit për shkak të rënies së çmimit të naftës, me 30 për qind.