Rusia gati të ndihmojë bankat e prekura nga sanksionet
Moskë, 31 korrik - Banka Qendrore e Rusisë njoftoi se është e gatshme që të ndërmarrë hapa për të mbështetur bankat në vend që janë prekur nga sanksionet e reja të ShBA-së.
Departamenti amerikan i Thesarit njoftoi sanksione ndaj tre bankave shtetërore ruse të martën.
Udhëheqësit e Bashkimit Europian njoftuan gjithashtu sanksione që shënjestrojnë sektorët e financave, të mbrojtjes, dhe të energjisë të Rusisë.
Perëndim ka imponuar sanksione pasi beson se Moska po ndihmon rebelët separatistë në Ukrainë Lindore, një akuzë që qeveria ruse ka mohuar në mënyrë të përsëritur.