16 Nëntor 2024

Rusia është në recencion të thellë për shkak të Putinit

Dresden, 9 qershor - Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama e ka akuzuar homologun e tij rus, Vladimir Putin se ka shkatërruar ekonominë ruse, duke u munduar që të rikrijojë lavditë e perandorisë ruse.

Në një nga retorikat më të ashpëra në samitin e grupit të shtatë vendeve më të industrializuara G7, Obama në një konferencë për media, tha se populli rus po vuan shumë për shkak të Putinit.

“Siç e kemi parë edhe në ditët e kaluara, forcat e armatosura ruse vazhdojnë të operojnë në lindje të Ukrianës, duke shkelur sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrianës”, tha Obama.

“Rusia është në recencion të thellë. Prandaj veprimet e Rusisë në Ukrainë janë duke e lënduar shtetin dhe popullin rus”, tha ai.

“Menjëherë kjo do të jetë një problem për zoti Putin. Ai duhet të marrë një vfendim”.

“Ai do të vazhdojë të rrënojë ekonominë e vendit të tij dhe do të vazhdojë izolimin e Rusisë për shkak të dëshirës jo të mirë për të rikrijuar lavditë e perandorisë sovjetike, ose a e njeh ai që madhështia e Rusisë nuk varet nga shkeljet e integritetit dhe sovranitetit në vendet e tjera”, tha Obama.

Më shumë sanksione do t’i vendoset Rusisë, nëse Putin nuk ndryshon qasjen, ka thënë Obama.

“Nëse Rusia, punon me separatistët, rritë agresionin brenda Ukrainës”, atëherë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian do të rrisin sanksionet e tyre, ka thënë Obama.

Ndërkaq, Kremlini nuk është përgjigjur drejtpërdrejtë akuzave të Obamas, por ka luajtur me mungesën e Putinit në samitin e G7-ës, duke thënë se Putin preferon “formate të tjera”, ku në mënyrë më efektive mund të balancohet fuqitë botërore ekonomike.

“Është e pamundur që tash të marrim shtatë ose tetë njerëz dhe në mënyrë efektive të diskutojmë për problemet globale”, citon agjencia e lajmeve RIA zëdhënësin e Kremlinit, Dimitry Peskov.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)