16 Janar 2025

Rusia e alarmuar nga reforma bankare në Qipro

Nikozi, 19 prill - Bashkimi Europian (BE) dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) janë të gatshme për t’i dhënë Qipros një kredi prej 10 miliardë euro. Megjithëse, sipas ekspertëve, Nikozia ka nevojë për 16-17 miliardë euro.

Shumën e pamjaftueshme autoritetet qipriote kanë ndërmend ta sigurojnë për llogari të depozitave bankare, duke i ngarkuar me taksa ato.

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin e ka quajtur këtë taksë \"të padrejtë dhe të rrezikshme\". Sipas vlerësimit të Agjencisë “Moody’s”, bankat ruse, të cilat zhvillojnë operacione në Qipro, rrezikojnë të humbasin 43-53 miliardë $.

Rusia do të rishikojë çështjen e pjesëmarrjes së vet në zgjidhjen e problemit të borxhit të Qipros në lidhje me rekomandimet e Grupit Europian për vendosjen e një takse mbi depozitat bankare në këtë vend, deklaroi Ministri i Financave i Rusisë, Anton Silluanov.

Sipas fjalëve të Ministrit, Rusia së bashku me Qipron dhe vendet e BE-së ranë dakord për ndërmarrjen e veprimeve të bashkërenduara në lidhje me mbështetjen e Qipros.

Kurse tani Grupi Evropian po merr vendime në mënyrë të pavarur dhe nuk dëshiron t\'i koordinojë ato me Rusinë, ndërkohë që pret pjesëmarrjen ruse në ristrukturimin e kredive.

\"Ne tani do të shqyrtojmë suplementarisht çështjen që ka të bëjë me përfshirjen tonë me marrjen parasysh të situatës së krijuar\", - tha Anton Silluanov.

Nga ana e tij, Kryeministri rus Dimitri Medvediev deklaroi se Rusia do të detyrohet të bëjë ndryshime në marrëdhëniet e saj me Qipron në lidhje me vendosjen e mundshme të tatimit mbi depozitat bankare.

Vendimin e autoriteteve të Qipros Kryeministri rus e quajti të çuditshëm dhe kontradiktor. Sipas mendimit të tij, kjo ngjason shumë me \"konfiskimin e parave të tjetrit\".

Qipro nuk mund të dalë dot vetë nga kriza financiare. Sepse i gjithë sistemi financiar qipriot është i ndërlidhur mjaft ngushtë me sistemin financiar grek.

Shumë banka qipriote i ruanin asetet e tyre në bankat greke. Qipro në këtë mënyrë po i bashkangjitet barrës greke të borxheve, e cila po tërheq me vete e po fundos gradualisht të gjitha sistemet financiare.

Ekzistojnë, sigurisht, dhe aspektet që lidhen me organizimin e shoqërisë, meqenëse popujt e këtyre vendeve e perceptojnë në mënyra krejtësisht të ndryshme jetën, kanë qëndrimin e vet specifik ndaj punës, të hollave, edhe buxhetet i shpenzojnë sipas mendjes së vet.

Moska shqetësohet mbi fatin e investimeve ruse në Qipro. Udheheqesi i opozites qipriotë Jorgo Lilikas deklaroi se presidenti i Qipros, Nikos Anastasiades “ka tradhetuar voten popullore”.

Megjithate, presidenti paralajmeroi se Qipro duhet te zgjedhe te stabilizoje financat ose te deshmoje kolapsin e sistemit financiar.

Nikos Anastasiades e cilesoi krizen qe ka perfshire vendin e tij me te renden prej pushtimit te Turqise ne vitin 1974.

Shume banka dhe biznese ruse kane depozita te konsiderueshme ne Qipro dhe pikerisht per kete, presidenti Vladimir Putin e cilesoi kete takse te pandershme, aspak profesionale dhe te rrezikshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)