Rusia drejt krijimit të qendrës ndërkombëtare financiare
Moskë, 19 prill - Rusia është në gjysmë rrugë drejt krijimit të qendrës ndërkombëtare financiare në Moskë, deklaroi sot presidenti rus Dimitri Medvedev.
Deri tani, ende jemi në fazën organizative të krijimit të qendrës ndërkombëtare financiare, me çrast jemi duke i miratuar ligjet e nevojshme dhe po tentojmë ta përmirësojmë klimën investuese dhe ta sendërtojmë infrastrukturën, theksoi Medvedevi.
Medevevi për herë të parë e paralajmëroi këtë projekt në Forumin e 12-të ndërkombëtar ekonomik në Sankt Petersburg në vitin 2008, me çrast theksoi se qëllimi themelor i këtij projekti është që rubla ruse të bëhet valutë udhëheqëse në rajon.
Me këtë, konsideron presidenti rus, qendra nuk do të ishte vetëm bërthamë e sistemit financiar ru, por edhe nxitje për zhvillimin e tregjeve financiare në tërë rajonin post-sovjetik.