Rusia do t'i japë Qipros një kredi prej 2.5 miliardë euro
Moskë, 24 dhjetor - Rusia do t'i japë Qipros një kredi prej 2.5 miliardë euro. Këstin e parë Rusia do tia vërë asaj në dispozicion deri më 31 dhjetor.
Marrëveshja për këtë u nënshkrua në Moskë nga Ministri i Financave i Qipros Kikis Kazamias dhe Zëvendës ministri rus i financave Sergei Storçak.
Në deklaratën për shtyp të Ministrisë së Financave të Qipros theksohet rëndësia e kredisë ruse, e cila tejkalon 10% PBB-në e vendit.
Qiproja po përjeton aktualisht vështirësi serioze për shkak të problemeve të borxhit të Greqisë fqinje, me të cilën është e lidhur ngushtë ekonomia e saj.
Autoritetet e Qipros nuk dëshirojnë ti drejtohen për ndihmë financiare Bashkimit Evropian.