Rusia do të vazhdojë të jetë pjesë e FMN-së
Moskë, 11 dhjetor - Rusia do të vazhdojë të jetë pjesë e Fondit Monetar Ndërkombëtar, pavarësisht ndryshimeve të rregullave gjatë kësaj jave, të cilat kanë për qëllim që tia lehtësojnë Ukrainës përballjen me pagesat e borxhit të saj që e ka ndaj Rusisë.
Ky është një institucion shumë i rëndësishëm dhe i domosdoshëm, sidomos në situatën e vështirë në të cilën gjendet ekonomia botërore sot, ka thënë ministri rus i Financave, Anton Siluanov.
Unë mendoj se nuk ka asnjë arsye që Rusia të tërhiqet. Ne do të vazhdojmë të mbesim njëri nga pjesëmarrësit kryesor në këtë institucion të rëndësishëm financiar ndërkombëtar, ashtu siç kemi qenë çdo herë, ka shtuar ai.
Komentet e Siluanov janë bërë ditën e njëjtë kur janë hedhur dilema mbi paanshmërinë e FMN-së, për shkak të një rregulle të vendosur me 8 dhjetor, sipas të cilës, vendeve që kanë vonesa në kthimin e kredive, tiu ndalohet të marrin kredi sërish.
Ky veprim i FMN-së është parë si një ndihmë për Ukrainën duke pasur parasysh borxhet e saj ndaj Rusisë dhe përpjekjet e saj për ti shlyer ato.
Por, FMN-ja ka njoftuar se këto ndryshime kanë qenë të parapara që nga 2013-ta.