Rusia do të parakalojë ekonominë e Gjermanisë deri në 2020
Moskë, 18 janar - Rusia parashikohet që do të parakalojë ekonominë e Gjermanisë deri në vitin 2020 dhe vendet në zhvillim që janë pjesë e klubit E7 do të marrin frenat e ekonomisë botërore brenda 30 viteve.
Një gjë të tillë parashikon një raport i PricewaterhouseCoopers.
Rusia mund të parakalojë Gjermanisë përpara vitit 2030 për tu bërë vendi më i fuqishëm ekonomikisht i Evropës ndërsa në vitin 2050 Brazili do ti zërë vendin në rang botëror, thuhet në raportin e PwC.
Ekonomitë në zhvillim si Meksika dhe Indonezia mund të jenë më të fuqishme se Britania e Madhe dhe Franca prej vitit 2050 ndërsa Turqia do të lërë pas Italinë.
Në përgjithësi, mes shtatë vendeve me ekonomitë më në zhvillim që përbëjnë E7-n, vendet aziatike prite të bëhen udhëheqëse të ekonomisë.
Kina edhe njëherë po projekton të bëhet numri një në botë sa i takon ekonomisë duke i zënë vendin SHBA-ve.
Në vendin e tretë do të pozicionohet India ndërsa pas saj do të vijë Brazili, që do të parakalojë Japoninë. Pjesë e E7 janë Kina, India, Brazili, Rusia, Indonezia, Meksika dhe Turqia.