Rusia do të emetojë një monedhë prej ari me peshë tre kilogramë
Moskë, 30 tetor - Banka Qendrore e Rusisë më 1 nëntor do të emetojë pesë monedha përkujtimore me metale të çmuara dhe jo të çmuara.
Në veçanti do të emetohet monedha e arit me vlerë prej 25.000 rublash e serisë historike \"200-vjetori i fitores së Rusisë në Luftën Patriotike të vitit 1812\".
Ajo është e punuar prej ari 999-karatësh dhe ka një masë netto prej 3 kg metali të çmuar.
Monedha ka formën e një rrethi me diametër 120 mm. Në qarkullim do të hidhen 50 copë monedha të tilla.