27 Prill 2024

Rusia do ta zvogëlojë administratën për 100 mijë vende pune

Moskë, 21 shtator - Rusia gjatë tri viteve të fundit do ta zvogëlojë administratën për 100 mijë vende pune, me çka shpreson se do të kursejë më shumë se një miliardë euro, lajmëroi ministri rus i Financave, Aleksej Kudrin.

“Parashikojmë që brenda tre vitesh prej njëqind mijë vendeve të nëpunësve federalë të shkurtohen”, deklaroi Kudrin, ndërsa transmetojnë agjencitë ruse të lajmeve.

Nga fundi i qershorit, presidenti rus, Dmitrij Medvedev, bëri thirrje që numri i nëpunësve shtetërorë të zvogëlohet për 20 për qind gjatë periudhës prej tre vitesh.

Numri i administratorëve u rrit dukshëm kur shef i shtetit ishte Vlladimir Putin në vitin 2000, kur u ngjit në 1,5 milionë të punësuar.

Administrata shtetërore, me një numër të madh të nëpunësve në mënyrë konstante vuan nga korrupsioni që nga ana tjetër ngadalëson modernizimit e vendit që ishte një nga premtimet e presidentit Medvedev.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)