Rusia do ta paguajë borxhin ndaj shteteve të ish-RSFJ deri në 2016
Moskë, 16 dhjetor - Rusia në tërësi e ka paguar borxhin e kliringut ndaj Sllovenisë, ndërsa borxhin e mbetur ndaj shteteve tjera trashëgimtare të RSFJ-së do ta paguajë deri në vitin 2016.
Siç lajmëroi Ministria ruse e Financave, borxhi prej 129,2 milionë dollarëve ndaj Sllovenisë tërësisht është paguar, derisa borxhet ndaj Maqedonisë, Serbisë, Kroacisë, Malit të Zi dhe BeH-së do të paguhen deri në vitin 2016.
Në pajtim me marrëveshjen ruso-sllovene të nëntorit të vitit 2007, borxhi ndaj Sllovenisë është paguar pjesërisht me mjete në para, ndërsa pjesërisht me dërgimin e produkteve të larta teknologjike.
Maqedonia dhe Rusia arritën marrëveshje për pastrimin e borxhit të kliringut me vlerë të përgjithshme prej 60 milionë dollarëve, me çrast pjesa më e madhe e parave do të shfrytëzohen për realizimin e projektit për gazifikimin e shtetit, që sipas paralajmërimeve duhet ta realizojë gjiganti rus Gazprom.