Rusia, 600 miliardë dollarë për modernizimin e pajisjeve ushtarake
Moskë, 4 korrik - Juri Borisov, ministër i mbrojtjes i Rusisë ka njoftuar se Rusia deri në vitin 2020 do të shpenzojë 600 miliardë dollarë për modernizimin e pajisjeve të veta ushtarake.
Sipas agjencisë së lajmeve Itartas, Borisov ka thënë se shumica e këtyre shpenzimeve do të harxhohen për blerjen e pajisjeve të reja dhe moderne.
Gjithashtu edhe SHBA do të shpenzojnë të njëjtën shumë për modernizimin e pajisjeve ushtarake në dy vitet e ardhshme.